Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Mickoski lidhur me “destabilizimin” dhe ndërlidhjen e të njëjtës me BDI-në dhe Frontin Europian, ka reaguar Arbër Ademi, nënkryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Mes reshtash Ademi ka përmendur edhe VLEN-in dhe eksponentët e kësaj partie.
“Ky është skenar i BDI-së për destabilizim. Edhe urdhëri i Afrim Gashit për Ilire Dautin që ta shqyrtoj Ligjin për branitella ishte skenar i BDI-së për destabilizim. Madje edhe emërimi i Stoilkoviçit për zëvendëskryeministër për implementin të Marreveshjes paqësore të Ohrit ishte skenar i BDI-së për destabilizim. Humbja e shumë pozicioneve të rëndësishme ishte poashtu skenar i BDI-së për të krjuar revoltë te qytetarët dhe për rrjedhojë destabilizim. Largimi masiv vetëm i shqiptarëve nga puna në të gjitha institucionet gjithashtu. Mos të flasim për shumë skandale të tjera për çdo ditë”, ka shkruar Ademi duke shtuar se, këta që janë në qeveri janë të pafajshëm. Gjynah! Pa legjitimitet janë aty, ç’farë prisni?!