Ish Ministri i Pumëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pas deklaratës së Bekim Qokut nga VLEN, se legjitimitetin partitë shqiptare e marrin nga partia maqedonase e cila fiton zgjedhjet, raporton indeks.mk

Sipas Osmanit, kjo është rruga e re për të fituar legjitimitetin politik – jo me votat e qytetarëve, por thjesht duke “marrë hua” nga partitë maqedone!

Osmani pyet se kujt i duhen zgjedhjet dhe votat e qytetarëve shqiptarë, kur paska “zgjidhje” të tjera më të thjeshta?

Shkrimi i plotë i Osmanit:

Kujt i duhen zgjedhjet dhe votat e qytetarëve shqiptarë, kur paska “zgjidhje” të tjera më të thjeshta

Ndoshta edhe Kushtetuta duhet të përditësohet sipas kësaj “logjike”, ku legjitimiteti nuk buron nga populli, por nga kalkulime të larta politike. Shtrohet pyetja pse bëjmë zgjedhje fare… 🤔

Demokracia nuk është një marrëveshje ndër-partiake, por vetë vullneti i njerëzve. E nuk kam dëgjuar ndonjëherë që vullneti i popullit të jetë thjesht një “detaj i vogël”.