Analisti Blerim Hyseni ka deklaruar se me heqjen e Balancuesit preken themelet e Marrëveshjes se Ohrit dhe me këtë të drejtat e shqiptareve sepse nuk ka qenë e rastësishme që në Marrëveshjen e Ohrit është parapare një mekanizëm i tillë i mbrojtjes sepse dihet fakti sa ka qenë përfaqësimi i shqiptareve nëpër institucione.
“Prandaj mendoj që tani e tutje punësimet e shqiptarëve nëpër institucione do të jetë i pa realizueshëm dhe numri do të bie dukshëm në administratë. Sado që është konstatuar deri tani se është keqpërdor ky mekanizëm, megjithatë ka qenë një mjet që ka detyruar institucionet të mbajnë llogari për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Fatkeqësisht, partitë shqiptare në Qeveri ranë në grackën e VMRO-së se, gjatë punësimeve – meritokracia do të jetë primare. Kjo është një alibi, sepse asnjëherë nuk ka qenë e nuk do të jetë meritokracia bazë gjatë punësimeve. Prandaj mendoj që shqiptarët duhet të bëjnë çmos që të gjejnë mënyra që Balancuesi të perfeksionohet, por jo edhe të hiqet”.