Status në Facebook nga Suad Saliu:

“Të jesh i përzgjedhur nga partia maqedonase, pa e pritur verdiktin e shqiptarëve në zgjedhje, është gjithçka e kundërt me parimin e VetëVendosjes! Arsyeja pse jemi ende të ndarë në kampuse të veçanta zgjedhore është pikërisht supremacia që politika maqedonase dëshiron të imponojë mbi shqiptarët. Madje, shih ç’po ndodh me LSDM-ën “qytetare” pas zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse kërkojmë edhe Akademi të Shkencave Shqiptare, edhe balancuesin për punësime, edhe decentralizim më të madh të buxhetit për komunat, edhe badenter në votimet në Kuvend; duhet ta kërkojmë badenterin edhe në gjyqësor.

Kërkojmë më shumë autonomi për të ruajtur gjuhën dhe kulturën tonë, për të siguruar përfaqësim të barabartë në qeveri dhe proceset vendimmarrëse. Duam shpërndarje të drejtë të burimeve ekonomike dhe akses të barabartë në arsim dhe shërbime publike, prej të cilave jemi privuar me dekada me rradhë. Kjo është e tëra!

Por.. si duket, VMRO-ja nuk po dëshiron që shteti të mbetet unitar. S’kemi kundër ne, jo!” shkruan Saliu