
Më shpejtë nga çfarë pritej, tashmë qytetarët e shumtë kërkojnë rikthimin e Ali Ahmetit informon Tetovasot.Duket se politikat e ashpra të të VMRO-DPMNE-së kanë bërë që shqiptarët të kërkojnë një tjetër ndryshim nga çfarë mund të kenë kërkuar para se partia blu të ishte pjesë e ekzekutivit.
“Qeveria don burra, Ali Ahmeti kthehu” me këtë tabelë të vendosur në Tetovë mbrëmë, kërkohet kthimi i lideri të BDI-së Ali Ahmeti duke e konsideruar atë si një politikan më rezistent ndaj politikave që dikton pala tjetër, sidomos ndaj VMRO-DPMNE-së që po proklamon haptazi një politikë momoetnike .TS