Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e Gjeneral Imri Ilazit.

“Na la edhe një atdhetar, edhe një burrë i kombit dhe mik, bashkëluftëtar i imi.

Gjeneral Imri Ilazi nga Ferizaji ia dedikoi jetën Kosovës dhe kombit shqiptar duke lënë shembull të atdhedashurisë dhe përkushtimit patriotik.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve, u prehtë në paqë. “ shkruan Ali Ahmeti.