Pas një sërë skandaleve dhe shumë poshtërsimeve ndaj shqiptarëve në RMV nga qeveria aktuale në krye me VMRO-DPMNE e Hrisitijan Mickoski, ka reaguar edhe gazetari, Furkan Saliu ka goditur partinë shqiptare pa legjitimitet në qeverin e VLEN-VMRO-ZNAM.

Saliu shkruan që më pakë se 100 ditë qeveri, VMRO-VLEN-ZNAM arriti ta largon orientimin e shtetit nga ai pro-europian në atë pro-ruse dhe serbe, si dhe politika antishqiptare.

Ky është reagimi i Furkan Saliut në facebook:

Për më pak se 100 ditë, VMRO DPMNE arriti:
-Të tensionojë marrëdhëniet me Bullgarinë dhe Greqinë.
-Problemet dhe temat ndëretnike i bëri përditshmëri.
-E futi në borxh shtetin edhe për 500 milion euro tek një shtet me të cilin ka problem e gjithë Evropa. Para të cilat do të përdoren edhe për manipulime në zgjedhjet e ardhshme lokale.
-Po e “kushtëzojmë” Bashkimin Evropian, halli jonë.
-Arritën të pastrojnë institucionet të kontrollit financiar, të sigurisë nga të gjithë shqiptarët për ta hapur rrugën për vjedhje masive dhe politika anti – shqiptare me të cilat do ti fitojë zgjedhjet e radhës sepse vetëm anti-shqiptarizmi të fiton zgjedhje tek kampi maqedonas.
-Huazon vagonë nga Serbia, shtet që hapur përkrah Rusinë.
-Ambasadori rus shtetit nëpër zyrat e kryetarëve të komunave që janë pjesë e partisë në pushtet sikur të ishte në Moskë.
Arben, çka po pret? Izetin mu kthy prej Amerike?.

Kujtomë që nuk janë duke munguar as kërkesat e së shumë qytetarëve në shumë qytete me banderola dhe mbishkrime ku po kërkohet kthimi i Ali Ahmetit, pasi që shqiptarët po ndjehen në rrezik nga kjo qeveri.

https://www.facebook.com/share/p/jb4V2xELMkUSmX9T/?mibextid=qi2Omg