Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin N’ODD të Portalix, foli edhe për 100 ditëshin e qeverisë të udhëhequr nga VMRO-ZNAM dhe VLEN. Bekteshi tha se Izet Mexhiti në BDI ka pasur lider Ali Ahmetin, dhe “është kollaj kur ke lider Ali Ahmetin dhe të realizosh projekte të ndryshme”, por shtoi se “është pak më ndryshe kur pretendon se po të njëjtat mund ti arrish edhe vetë”.

Mes tjerash, Bekteshi potencoi se Izet Mexhiti kritikon vendimet që janë marrë në kohën kur edhe ai ka qenë pjesë e vendimarrjes, duke shtuar se vetia më e keqe e një personi është vetëmohimi.

““z.Mexhiti në BDI ka pas lider Ali Ahmetin, është kollaj kur ke pas Ali Ahmetin dhe të realizosh projekte dhe të bëjsh transformime të ndryshme dhe është pak më ndryshe kur pretendon se po të njëjtat mundesh ti arrish edhe vetë. Mohimi i vetëvetes ndoshta është vetia më e keqe e një personi. I dëgjoj deklaratat, ai mohon pjesëmarrjen e tij në vendimmarrje 20 vitet e kalume. Prej vitit 2005 deri në vitin 2023 nuk ka një ditë të vetme ku ai nuk ka pasur funksion partiak apo shtetëror. Dhe të dali sot të kritikoj vendimet që janë marrë në atë kohë dhe të mohoj edhe vetëveten, unë mendoj se është vetia më e keqe e cila mund ti ndodhi një personi”, tha Kreshnik Bekteshi nga BDI.