Home Maqedoni 330 pensionistë nga data 29 Mars do marrin +1000 denarë

330 pensionistë nga data 29 Mars do marrin +1000 denarë

Më shumë se 330 mijë pensionistë pensionin e muajit mars do ta kenë më të lartë për 1.000 denarë me të cilën do të realizohet ndihma financiare intervenuese e drejtpërdrejtë e dakorduar e cila me të njëjtën shumë do të përfshihet në muajt prill dhe maj, njoftoi Qeveria e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Këto janë 3000 denarë shtesë vetëm për këta tre muaj, të cilët pasohen me rritjen të pensioneve deri më tani sipas harmonizimit prej 2,9% në janar të këtij viti kur pensionistët kanë pasur rritje prej së paku 460 denarë.

“Me këtë përshtatje, me ndihmën financiare intervenuese, si dhe me modelin e ri për rritje të vazhdueshme të pensioneve, që do të fillojë të zbatohet me pensionin e shtatorit, pensionistët këtë vit do të kenë rritje totale vjetore në vitin 2022 prej mbi 10.000 denarë, që është një rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Qeveria.

Pensionet e muajit mars përmes rrjetit të bankomateve do të jenë në dispozicion nga data 29 mars e vitit 2022, ndërsa pagesa në para të gatshme e pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, bankat do t’i paguajnë në katër grupe sipas lartësisë së pensionit edhe atë:

  • Për pensione me lartësi prej 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.03.2022 (e martë);
  • Për pensione me lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 30.03.2022 (e mërkurë);
  • Për pensione me lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 31.03.2022 (e enjte) dhe
  • Për pensione me lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 01.04.2022 (e premte).

“Mbështetja financiare, si dhe rritja e pensioneve sipas metodologjisë së re, do të paguhet nga Fondi i për Sigurim Pensional dhe Invalidor, i cili konfirmon stabilitetin e tij si rezultat i politikave të mira ekonomike të qeverisë dhe menaxhimit të suksesshëm të Fondit dhe rezervat e krijuara”, thonë nga Qeveria.

Siç njoftojnë nga Qeveria kjo është arriut pa rritur normat e kontributeve pensionale, gjegjësisht pa ngarkim shtesë për biznesin dhe përmes dialogut të hapur me të gjitha palët, duke arritur kështu një zgjidhje të qëndrueshme për rritjen e vazhdueshme të pensioneve dhe rrjedhimisht standardit të jetesës dhe cilësisë së jetës. të pensionistëve.