Home Rajon 36 raste të reja me coronavirus në Kosovë

36 raste të reja me coronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093.

Në total numri i rasteve aktive është 656.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/