Home Uncategorized 4 sekrete për të gjetur partnerin 'perfekt'

4 sekrete për të gjetur partnerin ‘perfekt’

Mos u ngatërroni me “perfekt”. E kemi fjalën me atë që është perfekt për ty dhe nevojat e tua.

1. Historitë e tua të dashurisë ndikojnë tek çdo aspekt i marrëdhënies

Në mendje ti ke histori dashurie të shkuara dhe çdo mësim i nxjerrë prej tyre ka formësuar pritshmëritë tuaja për partnerin e ardhshëm. Pra, ti pak a shumë e ke të qartë se çfarë pret nga një marrëdhënie, se si duhet të sillesh në një lidhje, si të interpretosh veprimet e partnerit apo të ndërveprosh me të.

2. Kupto se çfarë do vërtetë nga kjo lidhje

Fillimisht sqarohu me veten. Si e percepton dhe dëshiron intimitetin, pasionin, përfshirjen. Problemi është që në të shumtën e rasteve njerëzit nuk dinë çfarë kërkojnë nga partneri dhe nga marrëdhënia. Nuk dinë të ruajnë ekuilibrat e jetës private dhe punës. Thënë këtë problemet krijohen gjatë rrugës dhe marrëdhënia ngec, pasi qëllimet nuk janë në të njëjtën linjë.

3. Ndjesitë e partnerit ndaj jush kanë më pak rëndësi nga ç’mendoni ju

E vërteta është që ne kurrë s’mund ta dimë realisht se çfarë ndjen apo mendon dikush. Ajo çfarë ka rëndësi është si duam ne të na duan partnerët dhe çfarë zgjedhim të besojmë prej tyre. Përshembull, nëse ndjeni gjatë gjithë kohës që partneri s’është plotësisht i përfshirë tek ju dhe ndiheni në ankth gjithë kohës, do të thotë se nevoja juaj kryesore nuk po përmbushet.

4. Lidhja juaj ka nevojë për kombinimin e nevojave të tua dhe të partnerit tënd- jo të pritshmërive të atyre rreth jush

Historitë tuaja të dashurisë reflektojnë atë që ju dhe partneri juaj po kërkoni dhe prisni nga një raport. Ti dhe ai do të jeni më të lumturit nëse nevojat tuaja përmbushen, prandaj s’ka rëndësi farë çfarë të tjerët prisnin prej jush.Kujto që nuk është lidhja e prindërve, miqve apo të fqinjëve që keni përreth. Kuptoni që nuk ka lidhje të saktë apo të gabuar, ka vetëm perceptime që përputhen  ose jo.

Burimi: Psychology Today