Home Showbiz 5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas hyrjes në...

5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas hyrjes në ‘Big Brother VIP’

Një reality show si “Big Brother VIP”, momentalisht më i komentuari në Shqipëri, padyshim që diskutohet gjerësisht në rrjete sociale dhe rrjedhimisht ndikon edhe te numri i ndjekësve në profilet e banorëve në Instagram. Menjëherë pas hyrjes në shtëpi, me mijëra ndjekës janë shtuar në llogaritë e tyre, por pesë emrat që kanë fituar më shumë numër ndjekësish pas hyrjes në “Big Brother VIP” janë:

Në vendin e pestë: DJ PM – 130,400+ ndjekës

Lojërat brenda shtëpisë, humori, karakteri jokonfliktual si edhe kurioziteti për lidhjen me Sarah Berishën e kanë bërë DJ PM një personazh të pëlqyer nga shumë ndjekës.

5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas

Në vendin e katërt: Antonela Berisha – 135,000+ ndjekës

Si një ndër ish-konkurrentet më të komentuara të “Për’Puthen”, Antonela u bë pjesë e “Big Brother VIP” me një numër relativisht të lartë ndjekësish, por siç duket shumë të tjerë u shtuan pas rrugëtimit të saj në reality show-n.

5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas

Në vendin e tretë: Beniada – 145,000+ ndjekës

Ishte e pritshme që Beniada të ishte në Top5. Pozitiviteti dhe humori e kanë bërë Beniadën një nga banoret më të preferuara të shtëpisë ndaj jo më kot është një nga katër finalistët.

5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas

Në vendin e dytë: Sarah Berisha – 152,000+ ndjekës

“Big Brother VIP” ka sjellë goxha ndjekës edhe për blogeren Sarah Berisha e cila qëndron në vendin e dytë. Rrugëtimi i saj në program u vlerësua nga shikuesit, të cilët gjithashtu patën dhe kanë kuriozitet për romancën me DJ PM.

5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas

Në vendin e parë: Donald Veshaj – 162,500+ ndjekës

Donaldi, më i komentuari në rrjete sociale dhe një nga pretendentët më të fortë për fitore, qëndron në vendin e parë.

5 banorët që fituan më shumë followers në Instagram pas