Home Botë 7 pyetje që fëmijët do t'ju bëjnë në lidhje me luftën: Si...

7 pyetje që fëmijët do t’ju bëjnë në lidhje me luftën: Si t’i përgjigjeni?

Lufta përfaqëson një prej realiteteve më të vështira, të mbushura me ngjarje horror që s’mund të përshkruhen me fjalë dhe trauma që shoqërojnë gjer në fund jetën e njerëzve. Konflikti i fundit në Ukrainë na bëri ta kuptojmë më nga afër gjithë çfarë deri dje për të rinjtë ishin thjesht ngjarje që mësonin në lëndën e Historisë.

Përtej dhimbjes që fal çdo histori njerëzore që preket nga lufta, një shqetësim i madh mbeten fëmijët. Si mund t’jua shpjegoni fëmijëve çfarë po ndodh?

Mos prisni që fëmija i traumatizuar të vijë dhe të hapë një diskutim si ky. Fillojeni ju bisedën duke mësuar fillimisht si t’i përgjigjeni pyetjeve që me shumë gjasa do t’jua bëjnë.

1. “Pse ka luftë?”

Një pyetje sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar që shpesh i lë të rriturit pa përgjigjje përballë fëmijëve. Nëse fëmija juaj është rreth 5-vjeç mund t’i përgjigjeni kështu: “Ata po zihen mes tyre për të vendosur se kush do të jetë lideri, por lufta s’është zgjedhje e mirë. Ata mund të flasin në vend që të luftojnë.”

Nëse keni të bëni me një fëmijë pak më të rritur, mund t’ja shpjegoni kështu: “Rusia do të marrë kontrrollin e Ukrainës, por kjo e fundit është vend i pavarur dhe nuk do të jetë Rusia ajo që vendos për të. Prandaj po bëjnë rezistencë dhe po i përgjigjen sulmeve, duke shkaktuar kështu luftë mes tyre.”

2. “Çfarë po ndodh me njerëzit atje?”

Mund t’i tregoni të vërtetën, atë çfarë ndodh në luftë. Thuajini që njerëzit po lëndohen, po humbasin jetën, por mos harroni të shtoni se fëmijët janë me familjet e tyre dhe mbrohen prej tyre. Tregojini që shumë kanë humbur shtëpitë e ndërsa të tjerë janë larguar nga vendi. Këtu mund t’i shpjegoni me detaje se çfarë do të thotë “refugjatë”.

3. “A jam unë në rrezik?”

Kur je fëmijë, bota jote është shumë e vogël prandaj është e kuptueshme që fëmijët e vegjël të shqetësohen për gjërat e këqija që dëgjojnë të ndodhin përreth. Detyra e prindërve është t’i bëjnë të ndihen të sigurtë. Tregojini se në botë “ka shpëtimtarë” që kujdesen për sigurinë e të gjithëve dhe përgatiten që luftërat të mos ndodhin.

4. “Po kjo që pashë sot në TikTok apo dëgjova në shkollë?”

Duke qenë se sot informacioni është shumë e shpejtë, ka gjasa që fëmijët të mësojnë gjëra që ju do të donit të mos i kishin parë. Eshtë bërë gati-gati e pamundur të vendosësh filtra informimi, prandaj duhet një diskutim i kujdesshëm. Pyetini me qartësi çfarë kanë dëgjuar dhe kanë parë dhe tregojini se jo gjithmonë çfarë shkruhet apo shihet është e vërtetë. Mësojini si të dallojnë një burim serioz nga një tjetër jo i tillë.

5. “Po ne a mund të ndihmojmë?”

Shpjegojini se pavarësisht se nuk është në dorën tonë ndalimi i luftës, ka gjithmonë mënyra për të ndihmuar njerëzit e prekur. Kishat e qytetit apo organizatat e ngritura pikërisht për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga lufta janë një mënyrë e mirë për të treguar mbështetje. Madje, bashkë me fëmijët mund të përgatisni diçka dhe t’i dërgoni në grupet përkatëse. Kjo mund të transmetojë paqe tek fëmija yt.

5. “A ke frikë?”

Fëmijët duan siguri emocionale nga prindërit e tyre. Sigurohu që të transmetosh qetësi dhe jo ankth teksa i shpjegon çfarë po ndodh rreth nesh. Eshtë e rëndësishme të mos i përcjellësh ndjesi frike.

6. “Çfarë do të ndodhë më vonë?”

Sigurisht do t’i thonë çfarë dini. Që askush s’e di me siguri çfarë do të ndodhë në periudha të tilla. Në vend që t’i ofrosh parashikime të kota që ndoshta nuk qëndrojnë, pyete çfarë ndjen dhe mendon për të ardhmen e tij.

7. “Jam akoma i/e shqetësuar. Çfarë të bëj?”

Mbajini gjithë kohës afër jush fëmijët, pyetini si janë dhe thuajini që për çdo shqetësim mund të mbështeten tek ju. Jepini shansin të tregojnë si ndihen. Fokusohuni gjithashtu tek mbajtja e një rutine të shëndetshme në shtëpi dhe një stil jete interesant. Bëni gjëra bashkë, ushqejini siç duhet dhe sigurohuni që ata të luajnë dhe mësojnë gjëra të reja çdo ditë.