Home Uncategorized 9 gjëra që duhet të bini dakord, ndryshe mund t’ju presë një...

9 gjëra që duhet të bini dakord, ndryshe mund t’ju presë një martesë e palumtur

Kur gjeni atë të duhurin/ë, herët a vonë, mendja ju shkon te martesa – është ndjesia më e bukur në botë, këtu biem dakord. Por, duhet pasur kujdes. Përpara se të merrni një hap madhor si puna e martesës, duhet të dini nëse ti dhe partneri mund të diskutoni lirshëm për nëntë tematikat e mëposhtme. Në të kundërt, na vjen keq, por ju pret një martesë e palumtur.

Punë parash: Të flasësh për paratë është pak e sikletshme, por është e nevojshme. Ju do të ndani jetën bashkë, kështu që është e domosdoshme të dini në po ndani edhe borxhe apo vese të pashëndetshme. Duhet të flisni rreth mënyrës si i menaxhoni paratë, a kurseni dhe sa kurseni, llogaritë e përbashkëta dhe të tjera. Gjërat e rëndësishme duhen bërë në fillim, prandaj nisni me këtë.

Fëmijë ose jo: Shumë prej çifteve të reja duan fëmijë. Mund të ndodhë që ti ose partneri/ja të jeni nga ata që thjesht s’e imagjinoni veten prindër. Të tilla konflikte janë shkatërruese për një çift dhe nëse s’bini dakord nësse do të bëni fëmijë apo jo, sa do të bëni apo ç’mendoni për abortin, polemikat do të jenë fundi i martesës tuaj.

Debatet dhe konfliktet: Debatet janë të pashmangshme në çdo çift, por ka rëndësi mënyra si debatoni. A ziheni duke ngritur zërin, bëni diskutime konstruktive, thjesht nuk flisni? Të tilla gjëra duhen ditur për të shmangur shkallëzime të mëtejshme të konfliktit.

Hapësira personale: Sado të afërt të jeni, çdokush ka nevojë për hapësirën personale dhe kjo s’është diçka për t’u keqkuptuar. Ti ose partneri/ja mund të doni të rrini vetëm për pak kohë, të udhëtoni vetëm, ose thjesht të dilni pa vetëm. Një kërkesë e tillë nga hiçi mund të jetë bazë për konflikt dhe dyshim, prandaj flisni hapur dhe qartazi për nevojën tuaj për të qenë vetëm.

Stili i jetesës: Nëse ti je nga ata që s’u rrinë këmbët dhe s’kanë lënë vend pa bredhur, ndërsa partneri/ja është i shtruar dhe ka jetuar në të njëjtin qytet gjithë jetën, njëri nga ju do të ndihet i palumtur, herët a vonë. Diskutoni ç’mendoni për lëvizjen, si doni t’i kaloni fundjavat, pushimet, emigrimi dhe çdo gjë të kësaj natyre.

Dëshira seksuale: Do të hasni probleme madhore nëse nuk i bëni limitet e qarta për ç’quhet tradhti dhe çfarë jo si edhe pritshmëritë tuaja ndaj seksit në tërësi.

Shëndeti mendor: Pikëpamjet në këtë tematikë duhet të jenë në sinkron, përndryshe mund të gjendeni në situata të pakëndshme dhe s’do të hasni mbështetjen e partnerit në mjekim, vizita apo terapi.

Përjetësisht: Nëse po konsideroni martesën, ndoshta është më mirë të ktheni sytë dhe të reflektoni nëse jeni vërtet simpatizantë të lidhjeve dhe a e shihni dot veten me të njëjtin person për gjithë pjesën tjetër të jetës. Si planifikoni ta bëni partnerin të lumtur? Si i rezistoni tundimit? Ç’është martesa për ju?

Sinqeriteti rreth ndjenjave: Duket si diçka që s’do mend, por është vërtetë e rëndësishme. Para se të martoheni me dikë, duhet të jeni të gatshëm t’i thoni me gjithë sinqeritetin e mundshëm si ndiheni. Qoftë dashuri, admirim, lumturi, inat, neveri apo bezdisje. Për sa kohë nuk jeni të pasjellshëm, partneri do t’ju dëgjojë.