Home Botë A do të sulmojë shtete të tjera? Rusia i përgjigjet pyetjes

A do të sulmojë shtete të tjera? Rusia i përgjigjet pyetjes

Pritshmëritë ishin të pakta kur Dmytro Kuleba i Ukrainës dhe Sergei Lavrov i Rusisë u takuan në Turqi të enjten për herë të parë që kur forcat e Vladimir Putin pushtuan Ukrainën.

Ministri i Jashtëm ukrainas raportoi “asnjë përparim” drejt marrëveshjes për një armëpushim, ndërkohë që ushtria ruse vazhdon të bombardojë Ukrainën. Kuleba tha se takimi kishte qenë “i vështirë”, por shtoi se të dy palët kishin rënë dakord të vazhdonin bisedimet, duke thënë se Ukraina ishte gati për diplomaci.

A do të sulmojë shtete të tjera? Rusia i përgjigjet pyetjes

Duke iu përgjigjur një gazetari, përfaqësuesi i Rusisë tha se Rusia nuk po planifikon të sulmojë vendet e tjera dhe se vendi i tij “nuk e sulmoi as Ukrainën”.

“Ne nuk planifikojmë të sulmojmë vendet e tjera; ne nuk sulmuam as Ukrainën. Megjithatë, ne thjesht i shpjeguam Ukrainës në mënyrë të përsëritur se një situatë përbënte kërcënime të drejtpërdrejta të sigurisë për Federatën Ruse,” tha ai.

Lavror përsëriti pretendimet e Moskës se Rusia po kërkon të çlirojë Ukrainën nga “nazistët”. Ai tha se Putin nuk do të refuzonte një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për të diskutuar çështje “specifike”.