Home Maqedoni Ademi në "Rruga Drejt": BDI forcohet kur sulmohet nga kundërshtarët politik!

Ademi në “Rruga Drejt”: BDI forcohet kur sulmohet nga kundërshtarët politik!

Arbër Ademi në “Rruga Drejt” tha se kundërshtarët politik që sulmojnë BDI-në vetëm se e forcojnë këtë organizatë politike, ndërsa të tjerët vetëm dobësohen.

“Që nga viti 2002 e deri më sot ne kemi marrë shumë akuza si BDI. Njëherë nga VMRO e manden edhe nga LSDM. Gjithashtu edhe nga partitë shqiptare të cilat sot edhe janë zhdukur nga skena politike. Demokracia e Re, BDSH, Uniteti, LR-PDSH, mandej kemi marrë akuza nga PDSH, ASH, Alternativa se ne qenkemi e keqja e vendit. Dua të sqaroj se për BDI vendos populli dhe jo partitë që i përmenda. Bashkimi Demokratik për Integrim kur sulmohet forcohet edhe më tepër dhe jo rastësisht tash e sa vite udhëheq me pushtetin qëndror dhe lokal. Partitë opozitare dhe ato në pushtet si maqedonase apo shqiptare të cilët cak për të sulmuar e kanë BDI-në ato vetëm se dobësohen”, ka thënë Ademi.