Home Sport Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Agim Ademi sot u rizgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës në Kuvendin e Zgjedhor.

Zgjedhja e Kryetari të FFK-së ishte e paraparë në pikën e gjashtë të këtij Kuvendi Zgjedhor.

Të pranishëm në këtë kuvend ishin 43 delegatë, të cilët votuan me ngritje dore.

Pas votimit, Ademi mori 43 vota dhe kështu mori mandatin deri në vitin 2026.