Home Botë Agresioni rus thellon inflacionin në Greqi

Agresioni rus thellon inflacionin në Greqi

Në Greqi, norma mesatare e inflacionit arriti në 8% në muajin Mars. Bizneset dhe familjet vazhdojnë të përballen me një valë masive rritjesh çmimesh me qeverinë që po përpiqet të hartojë paketa ndihmëse. Autoritetet po subvencionojnë karburantin edhe më shumë se zakonisht dhe kanë ulur taksat e shitjes për bizneset dhe studentët.

Kostandinos Iordanidis punon si terapist dhe paguhet më pak se 1000 Euro në muaj, por pasi jetoi vetëm për gati 10 vjet, kostoja e lartë e energjisë, ushqimit dhe qirasë nënkuptonte se ai duhej të bënte një ndryshim. Tanimë ai kujdeset për nënën e tij dhe jeton me të.

“Kam menduar të jetoj përsëri vetëm, por thjesht nuk mundem. Para disa vitesh paguhesha më shumë. Vetëm tani gjithçka është rritur. Dikur paguhesha afer 1200 Euro ne muaj por qeraja, ushqimi dhe energjia të gjitha u rritën. Në Greqi 700 deri në 750 Euro konsiderohet rrogë e lartë.Mesatarja kombëtare është rreth 550 Euro në muaj. Por tani lind pyetja si mund të jetosh vetëm, kur qiraja më e ulët në Athinë është 300 Euro në muaj”.

Por kjo nuk mjafton për Kostandina Dimakopoulou, një studente universiteti në Athinë. Ajo e krahason atë me krizën financiare dhjetëvjeçare.

“Më kujtohet ende ndjesia në familje gjatë krizës financiare në 2008 sesi na u desh të shkurtonim shpenzimet. Është e njëjta ndjenjë tani, i vetmi ndryshim është se tani unë duhet ta bëj për vete, vërtet nuk e di si, por duhet. Ndonjëherë bëj punë aty-këtu, vetëm për të fituar 40 Euro, sa për të lehtësuar familjen time nga shpenzimet. Ato 40 Euro më ndihmojnë vetëm për 3-4 ditë jo më shumë”.

Rritje të çmimeve ka pësuar veçanërisht benzina që është më i larti në 40 vjet. Në Greqi gjatë vitit të kaluar, çmimet e energjisë elektrike u rritën me mbi 70% me çmimet e gazit natyror mbi 78%, duke detyruar qeverinë të ndërhyjë.