Home Maqedoni Ahmeti: Mirënjohje përjetë ndaj rolit të jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri dhe...

Ahmeti: Mirënjohje përjetë ndaj rolit të jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri dhe familje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Ditën ndërkombëtare të gruas duke shprehur mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri dhe familje.
Më poshtë statusi i plotë i kryetarit të BDI-së:
Sot bota mbarë përkujton dhe njëzëri aprovon përpjekjet e gruas për të fituar të drejtat dhe për t’i dhënë fund mentalitetit diskriminues shoqëror ndaj tyre.
Shoqëritë demokratike reflektojnë tashmë me pjekuri duke u përkujdesur për barazinë dhe faktorizimin e zërit të saj.
Mirënjohje përjetë ndaj rolit të jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri dhe familje!

Gëzuar 8 Marsin!

💐