Home Maqedoni Ahmeti përkujton Besëlidhjen Arbërore të Lezhës: Hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe...

Ahmeti përkujton Besëlidhjen Arbërore të Lezhës: Hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe traditës shtetërore

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në rrjetet sociale ka përkujtuar Besëlidhjen Arbërore të Lezhës 578-vjetorin e Besëlidhjes Arbërore të Lezhës. Ahmeti shkruan se kjo ngjarje e udhëhequr nga Skenderbeu, hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe traditës shtetërore.

“578 vite më parë, më 2 Mars të vitit 1444 u mbajt Besëlidhja Arbërore e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kujtesën tonë historike kombëtare që hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe traditës shtetërore të shqiptarëve nën drejtimin e heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Sot e kësaj dite jehon mes nesh amaneti i atij kuvendi për të qenë të bashkuar në shërbim të idealit të lirisë dhe përparimit, me mendje dhe zemër, njësoj si atëherë”, ka shkruar Ahmeti.