Home Sport Ajaxi refuzon ofertën zyrtare të Bayernit për Ryan Gravenberch

Ajaxi refuzon ofertën zyrtare të Bayernit për Ryan Gravenberch


Ryan Gravenberch është objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës. 

Mesfushori i talentuar holandez ka vendosur të largohet nga Ajaxi në fund të sezonit për të provuar një aventurë të re.

Kontrata e Gravenberch me Ajaxin skadon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar vazhdimin e saj, pasi dëshiron të bëj hapin e madh në karrierë.

Bayerni po e kërkon me ngulm lojtarin dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Ajaxit për të.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka ofruar 15 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ofertë që është hedhur poshtë nga Ajaxi.

Mediat në holandë kanë raportuar se Ajaxi synon që nga shitja e yllit 19-vjeçar të përfitojë mbi 35 milionë euro.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Real Madrid, Manchester United, Liverpool, Borussia Dortmund dhe Juventus. /Telegrafi/