Home Maqedoni Akademi solemne me rastin e Ditës së romëve

Akademi solemne me rastin e Ditës së romëve

Në Muzeun e Luftës maqedonase do të mbahet sot akademi solemne me rastin e e Ditës së romëve – 8 Prilli.

Siç kumtoi organizatori – Forcat demokratike të romëve, do të prezantohet progresi i arritur i deritanishëm i romëve në vend.

Në Akademi është ftuar kreu shtetëror, përfaqësues të pushtetit lokal, ndërsa do të marrin pjesë edhe ambasadori i Indisë i emëruar në Sofje dhe ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, deputetë romë nga Serbia dhe Kroacia…

Vitin e kaluar janë mbushur 50 vjet nga mbajtja e kongresit të parë rom, i cili për shkak të pandemisë së Kovid-19 nuk u shënua në mënyrë adekuate.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve, Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sot do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të publikohen rekomandimet e përgjithshme të miratuara nga KPMD, të cilat i referohen formave të ndryshme të diskriminimit ndaj romëve.