Home Maqedoni Ali Ahmeti: Kukan ishte një mik i madh i vëndit tonë

Ali Ahmeti: Kukan ishte një mik i madh i vëndit tonë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Eduard Kukan, mik i vendit dhe përkrahës i RMV drejt rrugës së integrimit në NATO de BE .
“Sot u nda nga jeta një tjetër mik i madh i vendit, përkrahës i rrugës sonë të integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian, ish diplomati, anëtar i Parlamentit Europian dhe politikani sllovak, Eduard Kukan. Si kryesues i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor, qasja e tij konstruktive në shërbim të stabilitetit të rajonit dhe të ardhmes europiane të tij do të mbetet shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme të politikës dhe diplomacisë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.