Home Maqedoni Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe gjithë bijve e bijave...

Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe gjithë bijve e bijave të UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpërndarë një status në rrjetin social facebook me rastin e Epopesë së UÇK-së, ku ka kujtuar heroizmin e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.

Sot mbarë kombi ynë kujton dhe nderon heroizmin e Jasharajve, kushtrimin e lirisë që jehoi nga krismat e pushkëve të tyre në Prekaz më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998.

Vatra e tyre nga ku i dëshmuan botës mbarë se si duhet atdheu qëndron me krenari në këmbë, ashtu siç qëndron edhe Kosova mbi themelet e gjakut të 59 dëshmorëve që i dhanë për lirinë e saj.

Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë bijve e bijave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që përjetësuan amanetin e tyre për Kosovën e lirë.