Home Maqedoni Ali Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit studimor "Triada e Kosovës"...

Ali Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit studimor “Triada e Kosovës” nga Bedri Islami

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka qenë i ftuar në Vlorë në promovimin e librit studimor “Triada e Kosovës” nga Bedri Islami.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Ahmetit:

Në Vlorë evokuam sot kujtimet mbi demonstratat studentore, lëvizjen kombëtare të çlirimit të Kosovës dhe lidhjen e pashkëputur që kishte jetësimi i asaj kauze me Shqipërinë përmes librit studimor “Triada e Kosovës” të mikut dhe bashkëveprimtarit tim Bedri Islami.

Më gëzoi jashtëzakonisht fakti se këto kujtime do të ruhen më së miri në fletët e këtij libri që iu shtua bibliotekës kombëtare dhe Muzeut “Kosova” që pritet të përfundojë në fund të këtij viti.