Home Maqedoni Ali Ahmeti: Përdorimi i gjuhës shqipe në uniformat e policisë, detyrë e...

Ali Ahmeti: Përdorimi i gjuhës shqipe në uniformat e policisë, detyrë e kryer me sukses

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se edhe një detyrë tjetër është kryer me sukses në vendin tonë. Përdorimi i gjuhës shqipe në uniformat e policisë së shtetit u miratua sot nga Qeveria e RMV-së.

Qeveria miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë nga ana e Qeverisë.

Një tjetër detyrë e kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garancë e progresit të vendit tonë.