Home Sport Alioski nuk duron dot më dhe tregon nerva shqiptari ndaj Diego Jotës

Alioski nuk duron dot më dhe tregon nerva shqiptari ndaj Diego Jotës

Portugalia fiton 2-0 ndaj Maqedonisë së Vereiut duke i dhënë fund ëndrrës së Maqedonisë së Veriut për një biletë në botëror pasi eliminuan në mënyrë surprizë Italinë, pak ditë më parë.

Futbollistët shqiptarë pavarësisht kë ekip përfaqësojnë shquhen për gjaknxehtësinë në fushën e lojës dhe është e vështirë të lëshojnë pe!, informon indeks.mk

Kjo gjë u vërtetua edhe në duelin e sotëm mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut. Protagonistë ishin Ezgjan Alioski dhe sulmuesi që luan te Liverpool, Diego Jota.Gjatë një përplasje me njëri-tjetrin, Alioski, si një shqiptar gjaknxehtë, nuk bëri aspak mbrapa, duke u përplasur “dhëmb më dhëmb”, me yllin e Liverpoolit, në mes të Portugalisë.

Një trim i vërtet që nuk iu tremb për asnjë moment kundërshtarit, pavarësisht rrethanave.