Home SHQIPËRI Ambasadorja amerikane në Kryesinë e Kuvendit, takim me kryeparlamentaren Nikolla

Ambasadorja amerikane në Kryesinë e Kuvendit, takim me kryeparlamentaren Nikolla

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është parë të hyjë sot në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se znj. Kim është pritur në një takim nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla. Nuk dihen detaje rreth arsyes së kësaj vizite në zyrën e Kryeparlamentares Nikolla.

Takimi vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Kujtojmë se pak ditë më parë ish deputeti Alqi Bllako, la mandatin dhe u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me inceneratorin e Fierit. Gjithashtu parlamenti pritet të nisë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në përfundim të takimit nuk pati  asnjë deklaratë për mediat.