Home Maqedoni Arbër Ademi uron 7 Marsin - Ditën e Mësuesit

Arbër Ademi uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Koordinatorit i grupit parlamentar të BDI-së dhe ish ministri i Arsimit, Arbër Ademi nëpërmjet rrjetit social facebook ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
“Të dashur mësimdhënës, shumë të respektuar veteranë të arsimit shqip, veprimtaria dhe sakrifica juaj për vite me radhë na bën të ndjehemi krenarë me ju. Andaj, ju uroj nga zemra 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Fotografi nga arkivi, disa vite më parë me veteranë të arsimit shqip”, ka shkruar Ademi në facebook.