Home Maqedoni Arifi priti zv.ministrin Rexhepi: Mjete për rikonstruimin e rrugës Likovë-Gllazhnje dhe projekte...

Arifi priti zv.ministrin Rexhepi: Mjete për rikonstruimin e rrugës Likovë-Gllazhnje dhe projekte tjera të infrastrukturës

Erkan Arifi sot priti në zyrat e komunës së Likovës, zv.ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi. Temë diskutimi ishte rekonstruimi i rrugës Likovë – në drejtim të pendës së Gllazhnjës.

“Kam kënaqësi t’ ju informoj se Komuna e Likovës, në bazë të aplikimit në Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, ka ndarë mjete të dedikuara nga Banka Botërore, për rikonstruimin e plotë të rrugës lokale, kanalizimin atmosferik, rregullimin e trotuareve me  skajore, ndriçimin publik, murin mbrojtës dhe mbjelljen e drunjëve nga varrezat e fshatit Likovë në drejtim të pendës së Glazhnjës, me gjatësi prej 3.6 km. Projekti është në fazë të procedurave të tenderimit, dhe sapo të përfundojnë fillojmë zbatimin e projektit në terren”, është shprehur Arifi.