Home Maqedoni Arifi: Urime 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe "Dita e Plisit"

Arifi: Urime 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe “Dita e Plisit”

Kryetari i Likovës ka uruar të gjithë shqiptarët për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe njëkohësisht “Ditën e Plisit”.

“Dita e Plisit” në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës tashmë për vite me rradhë prezanton me mjeshtëri të lartë artistike trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe peshën e madhe të simboleve të identitetit tonë kombëtar. Uroj që të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim të jetë ambasadori më i mirë i vlerave tona kulturore. Të mbajmë me krenari Plisin e bardhë, simbol të lashtësisë së indit tonë kombëtar”, është shprehur Arifi.