Home Maqedoni Arifi: Uroj çdo mësues që i jep dritë, frymë dhe shpirti kombit

Arifi: Uroj çdo mësues që i jep dritë, frymë dhe shpirti kombit

Sot, në një ditë kaq të rëndësishme dhe të shënuar për çdo mësimdhënës, kryetari i Likovës, Erkan Arifi ka përkujtuar çdo mësimdhënës për punën e palodhshme që bëjnë çdo ditë në shërbim të nxënies së dijes nga moshat e reja.

“Çdo vit festohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë mësonjëtorja kombëtare shqipe nën drejtimin e Pandeli Sotirit. Dita e Mësuesit është festë kombëtare, nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare. Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar. Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit”, ka uruar Arifi.