Home Sport Arsenali dhe Liverpooli në ‘luftë’ për transferimin e Jonathan David

Arsenali dhe Liverpooli në ‘luftë’ për transferimin e Jonathan David


Dy klubet angleze, Arsenali dhe Liverpooli janë të prirura për të sjellë në Ligën Premier sulmuesin e Lille, Jonathan David.

Reprezentuesi kanadez është lidhur me një largim këtë verë, pas shkëlqimit me Lille këtë sezon në Ligue 1 dhe garat ndërkombëtare.

Paraqitjet e tij superiore dhe golat e shumtë të shënuar kanë bërë që David të pëlqehet shumë nga klubet kryesore evropiane.

Sipas mediumit Le 10 Sport, Topçinjtë e kanë bërë Davidin një objektiv primar për afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, ky medium shton se Arsenali do të ketë konkurrencë të fortë nga rivalët e Liverpoolit, të cilët gjithashtu janë të interesuar.

Reds kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e David për të regjistruar interesin e tyre.

Një lëvizje në Angli duket e mundshme, pasi PSG dhe Interi tani thuhet se janë tërheq nga interesi i tyre fillestar. /Telegrafi/