Home Maqedoni Arsovska: Nuk më duhet Mickoski për të çuar para projektet në interes...

Arsovska: Nuk më duhet Mickoski për të çuar para projektet në interes të qytetarëve

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk ka pasur kontakte me kryetarin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Slavevski dhe liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin.

Ajo theksoi se nuk mendon se komunikimi i tyre është kyç për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve.

Ajo theksoi se e ka ndjekur Hristijan Mickoskin, në emisionin Click Plus në TV21 para një jave, duke shtuar se Mickoski i njihte shumë mirë shumat për tenderin e Ujësjellësit dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë mbi 130 milionë euro, të cilat ishin konfidenciale.

“Ne pamë këtu, pikërisht në emisionin tuaj që Hristjan Mickoski i njehte mirë të gjitha procedurat e tenderëve, me të gjitha shumat dhe gjithçka që ndodhte atje. Mendoj se është një tregues serioz i asaj që ka ndodhur në ata tenderë”, thotë Arsovska.

Ajo shton se posa dikush nga jashtë mund të jetë aq mirë i informuar për diçka që cilësohet si konfidenciale, ajo beson se autoritetet në Maqedoni do të kenë se me çfarë të merren në periudhën e ardhshme.