Home Maqedoni ASH ende është LR-PDSH, nuk ka ndryshuar emrin!

ASH ende është LR-PDSH, nuk ka ndryshuar emrin!

Aleanca për Shqiptarët ende është e regjistruar si “Lëvizja për reforma – PDSH” dhe me këtë shkas kufizimi i mandatit sipas statutit është valid për Ziadin Selën.

ASH vetëm se është ribrenduar nga LR-PDSH dhe kjo e pengon rikandidimin e Ziadin Selës për kryetar të partisë me mandat të 3-të, gjë kjo e cila nga vetë anëtarët e ASH-s nuk është mirëpritur.

Vetë Sela e ksihte thënë më herët se një kryetar partie duhet të qëndrojë në kolltuk vetëm për 8 vite dhe jo më tepër, ndryshe kjo do të ishte kundër statutit të partisë. Kjo ka qenë edhe një ndër arsyet se përse Sela dhe të tjerët u larguan nga PDSH-ja për të hapur një parti të re në vendin tonë.