Home Maqedoni ASH-ja pa pasardhës, Sela e çon partinë në rrugë të PDSH-së

ASH-ja pa pasardhës, Sela e çon partinë në rrugë të PDSH-së

Pak ditë para Kongresit formal me një kandidat të vetëm që do zgjidhet sigurtë në mandatin e tretë, Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar se jo vetëm që ka krizë drejtuesi por edhe mungesën e një pasardhësi.

Pavarësisht reagimeve nga themeluesit kryesorë të këtij subjekti i shkëputur nga PDSH, sërish askush nuk arriti që ta shemb kalanë përbrenda partisë e ndërtuar prej pak individësh që drejtojnë ASH-në që e ka forcuar kultin e liderit deri në skajshmëri.

Një Kongres i orkestruar dhe lehtësisht i lexueshëm se kush është i forti dhe i dobëti në parti , ka treguar një bashkëpunim midis kreut humbës serik dhe fituesit lokal.

Binomi Sela-Taravari duket se kanë një marrëveshje mes tyre në një parti të centralizuar dhe të mbyllur.

Selës nuk i intereson më subjekti por kreu i partisë ndërsa Taravari ka frikë nga përgjegjësitë duke u ” tretur” te një post lokal por duke shijuar edhe të qenurit si njeriu i dytë i partisë.Tw tjerwt duhet tu binden atyre me propagandwn e krijuar po nga ata se nuk ka tjetwr pwrveç tyre.

Te ASH ditët e rënda të veprimit politik i kemi përpara.Me drejtuesit e njëjtë nuk do ketë më as bashkëveprim mes opozitës shqiptare sepse i pari i ASH-së do luftojë në frontin e vetëm -që mos e lejojë BESëN të forcohet .E dyta këtë subjekt ata do tentojnë ta ” joshin” por me telekomandën e tyre duke e konsideruar forcë e vogël e tretë te shqiptarët pavarësisht se rezultati i zgjedhjeve lokale tregoi të kundërtën.

Më i arritshëm ka të ngjarë të jetë një pakt i ASH-së me gjithë partitë tjera se sa me Besën të cilën e flaki tej kur u ” besatuan” me Alternativën.

Sidoqoftë beteja e opozitës për ta mposhtur BDI-në është e pafuqishme .Humbjet e ASH-së në të gjitha ciklet kanë dëshmuar se ata nuk kanë mundur dot ta sfidojnë partinë e Ali Ahmetit ndërsa në përplasjet që do ndodhin pas Kongresit , tek ASH do jetë beteja si ta ruajnë partinë dhe jo si ta mundin BDI-në.