Home Rajon Banorët i kërkojnë Ramës të mos shfuqizojë Planin Rregullues të “Kalabrisë”

Banorët i kërkojnë Ramës të mos shfuqizojë Planin Rregullues të “Kalabrisë”


Teksa po fillonte mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës e që në rend të ditës është paraparë të jetë edhe Plani Rregullues për lagjen “Kalabria”, banorët e kësaj të fundit u mblodhën para objektit të komunës.

Ata po kërkojnë nga Kuvendi Komunal që të mos e shfuqizojnë vendimin për Planin Rregullues i cili pamundëson punimet në rrugën “A” dhe mbulimin e lumit.

Besim Krasniqi qytetar i lagjes “Kalabria” ka treguar për problemet me të cilat do të ballafaqohen nëse veç shfuqizohet vendimi.

“Kërkojmë që sot asambleja të mos bëjnë shkelje se nuk kanë të drejtë me shfuqizua atë plan. Plani është që i kënaq banorët është i barabartë për krejt edhe atë plan nëse shfuqizohet sjellë shumë probleme se njerëzit kanë lidhur kontrata, detyrime edhe e kanë jetësore nuk është pronë e tyre, ky plan e mundëson edhe rregullimin e kolektorit e mundëson shpronësimin me lehtë…

Nëse është koeficienti i papërshtatshëm nuk mundën me bë atë punë, bllokohet edhe kolektori, rruga “A”, edhe shumë probleme vazhdojnë me qenë. Kjo lagje është e neglizhuar që 15 vite”, tha ai.

E banori tjetër Gani Kqiku ka dyshime se shfuqizimi i vendimit për Planin Rregullues të “Kalabrisë” po bëhet për interesa personale. Ndërsa ai pati edhe kritika ndaj qeverisjes së kryetarit Përparim Rama.

Kqiku ka kritikuar qeverisjen aktuale Rama duke thënë që nuk kanë të drejtë ta shfuqizojnë këtë plan dhe se nëse ka bërë shkelje dikush është qeverisja që e ka marrë këtë vendim, meqë dyshimet i kanë që këto vendime po i marrin për interesa personale.

“Jam që 35-36 vite banor i Prishtinës unë nuk po e kuptoj çka po i pengojmë ne kryetarin asgjë s’po i lypim asgjë vetëm të drejtat tona t’i realizojnë…Kjo ka ndodh që 7 vite ky plan tash u realizua kur të gjithë deputetët e të gjitha partive e kanë aprovuar. E nëse ata deputet janë të poshtër, dallaverxhi ky duhet me prokurori edhe me i fut në burg, jo vetëm ata po edhe kryetarin që ka qenë se edhe ai boll i keq ka qenë, as ai nuk ka punuar asgjë, por në fund u bënë bashkë edhe e aprovuan që na mos me pas telashe.

Për popull nuk po mendon askush, ai u ardh kryetar, por ne e kemi sjell, shkon prapë nesër, e na mbesim qaty… Ne kemi dyshim që janë vetëm interesat personale të secilit, se në këtë shtet kërkush nuk punon pa pas interesa”, tha ai.

Për të njëjtën arsye, këta banorë protestuan edhe më 15 mars para objektit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI). Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu reagoi duke thënë se shqetësimet e banorëve do t’i trajtojnë me prioritet. /KP/