Home Sport Barcelona refuzoi një ofertë milionëshe nga një kompani e kripto valutave

Barcelona refuzoi një ofertë milionëshe nga një kompani e kripto valutave


Presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta, së bashku me pjesën tjetër të ekipit të tij drejtues, refuzuan disa oferta në lidhje me kompanitë e kripto valutave, ku njëra prej tyre ofronte deri në 70 milionë euro.

Mosbesimi në këtë sektor dhe mungesa e soliditetit ekonomik të propozimeve ishin dy pengesa që bën që kryesia e klubit nuk ishin të hapur për negociata.

Pas disa muajsh analize dhe anketimi të opsioneve, Bordi i Drejtorëve përballet me fazën e fundit të negociatave me platformën muzikore të transmetimit Spotify, e cila do të sponsorizojë fanellën e parë për meshkuj dhe femra (përpara) dhe atë të stërvitjeve (mbrapa), përveç të drejtat e emërtimit të stadiumit.

Marrëveshja, në mungesë të shifrave zyrtare, raportohet të jetë nga 70 deri në 75 milionë euro në sezon, gjithmonë në varësi të performancës sportive të ekipit të parë.

Oferta është më e ulët se ajo e ofruar nga kompania e kripto valutave, duke parë kërkesat që kanë Spotify./Telegrafi/