Home SHQIPËRI Bashkë me Elsa Lilën, kush është boksieri shqiptar i arrestuar për drogë...

Bashkë me Elsa Lilën, kush është boksieri shqiptar i arrestuar për drogë në Itali?

Boksieri i njohur shqiptar, Petrit Bardhi është në mesin e 13 të arrestuarve si pjesë e një grupi që dyshohet për trafik droge në Itali. Bardhi, i njohur si “Titi”, është arrestuar bashkë me këngëtaren e shqiptare Elsa Lila.

Boksieri shqiptar i arrestuar në Romë nuk është një emër i panjohur për policinë italiane. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015. Ata ishin pjesë e grupit mafioz “Guarnera”, e përbërë nga një grup i madh shqiptarë, që cilësohen si “boksierët”.

Mes tyre është edhe boksieri Orial Kolaj, ‘kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale’. Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve.

Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve, raporton abcnews.al.