Home Maqedoni Bashkëpunim ndëretnik mes dy shkollave fillore në komunën e Strugës

Bashkëpunim ndëretnik mes dy shkollave fillore në komunën e Strugës

Ka filluar bashkëpunimi ndëretnik mes dy shkollave në komunën e Strugës, mes asaj të SHF “Orhan Xhemailit” dhe “Goce Dellçev”.

“Shkollat fillore  “Orhan Xhemaili” Tatesh i Epërm dhe “Goce Dellçev”  Podgorcë,  filluan bashkëpunimin ndëretnik. Nxënësit e shkollës  fillore “Orhan Xhemaili” Tatesh në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Goce Dellçev” Podgorcë, morën pjesë në punëtorinë artistike “Krijimin e kartolinave dhe urimeve për 8 Marsin- festa e gruas!”. Ky aktivitet mundësoi bashkëpunimin ndëretnik të të dyja shkollave me mbështetje financiare nga Komuna e Strugës”, kanë shkruar nga komuna.