Home Maqedoni Bastisje në Kërçovë, arrestohet një person

Bastisje në Kërçovë, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka realizuar bastisje në Kërçovë, me çrrastë është arrestuar një person me iniciale E.P. nga Kërçova, diler i kokainës, i cili është kërkuar nga policia edhe për akte të dhunës.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur kokainë, katër peshore, para, lista nga borxhlinj të cilët kanë blerë drogë nga ai dhe babai i tij, A.P.. Gjatë bastisjes në shtëpinë e E.P. policët janë ndaluar nga N.P. për çfarë do të vijojë kallëzim penal në bazë të nenit 382 dhe 368 të Kodit Penal. Kundër E.P. dhe A.P. do të parashtrohen kallëzime penale në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.