Home Sport Batatina takohet me Bernard Berishën, shkëmbejnë dhurata për njëri-tjetrin

Batatina takohet me Bernard Berishën, shkëmbejnë dhurata për njëri-tjetrin

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është takur me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha në Antalia të Turqisë.

Berisha ishte prezent në ndeshjen miqësore që skuadra e Llapit e zhvilloi me ekipin rus, Akhmad Grozny, në të cilin aktivizohet edhe ylli i Përfaqësues së Kosovës.

Këtë ndeshje, llapjanët e fituen me rezultat minimal 1:0.

Berisha para ndeshjes i bëri dhuratë fanellën e tij trajnerit të skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, derisa ky i fundit i dhuroi emblemën e klubit.

Batatina gjithashtu e falënderoi Berishën për vizitën dhe mbështetjen e tij që ka për klubet e futbollit kosovar.