Home Maqedoni Bekteshi – Lorkovski: Bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të...

Bekteshi – Lorkovski: Bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka realizuar takim online me drejtorin e ri të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik Andrej Lorkovski. Në fillim të takimit online, ministri Bekteshi uroi Lorkovskin për detyrën e re, duke i uruar suksese në sfidat me të cilat do të përballet gjatë mandatit.

Bekteshi dhe Lorkovski kanë diskutuar për funksionimin e tregut të energjisë elektrike, tregut të gazit natyror dhe obligimet që dalin nga Këshilli i Ministrave të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar (2021).

Statusi i plotë i ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook

“Sot kisha kënaqësinë të zhvilloj takim onlajn me drejtorin e ri të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik, Andrej Lorkovski. Drejtorin Lorkovski e urova për detyrën e re duke i dëshiruar shumë suksese në sfidat me të cilat do të përballet gjatë mandatit të tij.
Funksionimi i tregut të energjisë elektrike, tregut të gazit natyror dhe obligimet që dalin nga Këshilli i Ministrave i mbajtur në dhjetor 2021, ishin temat kryesore që diskutuam me drejtorin Lorkovski. Ministria e Ekonomisë, vazhdimisht ka ndërrmarë masa për stimulimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, prodhimtarisë vendore të energjisë dhe diversifikimin e energjisë.
Gjithashtu, në takimin me drejtorin Lorkovski theksova edhe masat të cilat ka ndërmarrë ministria e Ekonomisë në përballjen me krizën energjetike, respektivisht mbështetjen financiare për kategoritë më të rrezikuara të personave me të ardhura të ulëta.
Së bashku u dakorduam se bashkëpunimi ynë do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook.