Home Maqedoni Bekteshi: Paga minimale prej 18 mijë denarëve, premtim i BDI-së! Deri në...

Bekteshi: Paga minimale prej 18 mijë denarëve, premtim i BDI-së! Deri në vitin 2024 do të bëhet 20 mijë denarë

Në ClickPlus në TV21, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u pyet se kush nga partnerët e koalicionit qeverisës e ngriti pagën minimale, gjegjësisht nëse ka qenë propozim i BDI-së apo LSDM-së. Bekteshi tha se ky premtim ka është premtim i BDI-së, ndërkaq premtoi se deri në fund të mandatit në vitin 2024, paga minimale do të bëhet pagë minimale prej 20 mijë denarëve.

“BDI e ka pasur në programin në të cilin garuam në zgjedhjet e fundit parlamentare, me siguri që sa i përket rritjes së pagave por edhe të gjitha transfereve të cilat duhet të ndodhin prej buxhetit, lojtari kryesorë në qeveri është ministri i Financave i cili ka bërë të gjitha projeksionet dhe analizat. Ka qenë premtim i BDI-së, realizohet. Qytetarët në vitin 2024 do të kenë… të punësuarit në sektorin privat dhe ato që kanë paga minimale, do të kenë paga edhe më të mëdha, minimum 20 mijë denarë dhe 100% do të realizohet programi i BDI-së.