Home Maqedoni Bekteshi siguron: Nuk do të ketë reduktime të energjisë, kemi kapacitete për...

Bekteshi siguron: Nuk do të ketë reduktime të energjisë, kemi kapacitete për tejkalimin e krizës

Duke folur për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike në Haraçinë, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një prononcim për Indeks.mk ka thënë se kjo do të jetë një storje suksesi se si të zgjidhen problemet nëpërmes dialogut

Shtoi se qytetarët kanë të drejtë të ankohen për faturat e larta dhe u apeloi atyre që në momentin që marrin faturat e energjisë të kontrollojnë orëmatësit e nëse rastisin mos përputhje të ankohen tek Komisioni Rregullatorë për Energjetikë po edhe tek EVN-ja e cila sipas Bekteshit obligohet që gabimin ta përmirësojë në periudhë të 48 orëve.

Derisa Republika e Kosovës, si dhe shtetet e rajonit dhe BE-së, po përballen me restrikcione që nga kjo periudhë, Kreshnik Bekteshi siguron qytetarët se Maqedonia e Veriut nuk pritet të ketë restriksione, reduktime të energjisë edhe gjatë ditmrit. Thotë se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar reduktimin e energjisë dhe se vendi ka kapacitete të mjaftueshme për të tejkaluar edhe këtë betejë e cila është e përmasave globale.

Bekteshi mes tjerash foli edhe për pakon e re të masave anti-krizë dhe tha se me këtë pako parashihet të ndihmohen shtresa më e prekur e qytetarëve.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të dhënë për indeks.mk