Home SHQIPËRI Berisha: Protestat në Shqipëri, uragan që ka mbështetjen e popullit opozitar

Berisha: Protestat në Shqipëri, uragan që ka mbështetjen e popullit opozitar

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga parlamenti ka përshëndetur protestat e shumta që po mbahen në çdo qytet të Shqipërisë, kundër rritjes abuzive të çmimeve.

‘Dua të përcjell një përshëndetje të përzemërt për të gjithë protestuesit në Tiranë, Shkodër, Tepelenë, Durrës, nesër në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë.

Ndërgjegjia qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë. Po merr protesta përmasat e një uragani.

Ajo ka mbështetjen më të fuqishme të popullit opozitar. Kauza e saj është më e drejta, që lidhet me ekzistencën e qytetarëve dhe familjeve shqiptare, të cilat korrupsioni i kësaj qeverie i ka shtyrë drejt niveleve të frikshme të varfërisë’, tha gjatë deklaratës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.