Home Maqedoni Bexheti: Me Impiantin e Rashçes, zgjidhet problemi me ujin e pijshëm në...

Bexheti: Me Impiantin e Rashçes, zgjidhet problemi me ujin e pijshëm në disa fshatra të Sarajit

Kryetari i komunës Saraj, Blerim Bexheti ka informuar qytetarët për vazhdimësinë e punimeve të impiantit në Rashçe.

“Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujit të pijshëm në vendbanimin Rashçe. Me ndërtimin këtij Impianti pritet të zgjidhet problemi për furnizim me ujë të pijshëm në vendbanimet: Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq dhe Llaskarcë”, shkruan Bexheti.