Home Maqedoni Bexheti: Mirënjohje pafund për mësuesit dhe arsimtarët

Bexheti: Mirënjohje pafund për mësuesit dhe arsimtarët

Kryetari i komunës së Sarajit ka ururar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit nëpërmjet një statusi në facebook. Bexheti u shpreh se mësuesit e arsimtarët kanë bërë sakrifica të mëdha për zhvillimin e arsimit kombëtar.
“Urime 7 marsi – Dita e mësuesit! Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.”, ka shkruar Bexheti.