Home Maqedoni Bexheti: Ndjehemi krenarë me suksesin e “SH.K.A Shqiponjat”

Bexheti: Ndjehemi krenarë me suksesin e “SH.K.A Shqiponjat”

Kryetari Blerim Bexheti sot ka pritur në takim përfaqësuesit e “SH.K.A SHQIPONJAT”. Ky grup mori vendin e parë në festivalin Todorica në Shën Nikollë.

“Sot prita në takim përfaqësuesit e SH.K.A SHQIPONJAT në krye me z. Fevzi Ebipi, të cilët i urova dhe ju shpreha mirnjohjet e mia për çmimin e fituar GRAN PRI në festivalin TODORICA të mbajtur në Shën Nikollë. Në këtë festival ku kishte konkurencë me pjesëmarës nga më shumë vende ballkanike, SHQIPONJAT si grupi i vetëm shqiptar shkëlqyen dhe ishin fitues absolut të çmimit të parë. Komuna e Sarajit është krenar me këto arritje dhe padyshim që do të vazhdon përkrahjen e parezervë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Bexheti në facebook.