Home Maqedoni Bexheti në takim me drejtorin e Qendrës për zhvillimin e Rajonit Planifikues

Bexheti në takim me drejtorin e Qendrës për zhvillimin e Rajonit Planifikues

Bexheti në takim me drejtorin e Qendrës për zhvillimin e Rajonit Planifikues

 

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot kishte takim pune me drejtorin e Qendrës për zhvillimin e Rajonit Planifikues Ljupco Kec Mickovski dhe këshilltaren për promovimin e turizmit, kulturës dhe zhvillimit të ekuilibruar rajonal Regina Ikonomovska.

Në këtë takim komunës ju prezentua programi “Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” – faza e dytë – i cili realizohet nga Ministria e pushteti lokal dhe Agjensionit Zvicerian për zhvillim dhe bashkëpunim.

Në kuadër të këtij programi dhe Programit për zhvillim të Qendrës planifikuese të qytetit të Shkupit për vitin 2022 me mjete të planifikuara për vitin 2023, do të zhvillohen forume ku do të përzgjedhen projekte me prioritet më të lartë nga të gjitha komunat pjesmarëse.
Gjithashtu diskutuam rreth mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare me komunat Kosovare nëpërmjet agjensioneve në RMV, si dhe për projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin e turizmit në Matkë.